"Loading… 99%", kandidatja për deputete e LDK'së, Bahrije Hyseni, prezanton nënsloganin, garon me numrin 99 - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    “Loading… 99%”, kandidatja për deputete e LDK’së, Bahrije Hyseni, prezanton nënsloganin, garon me numrin 99

    Insajderi
    26 December 2024 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bahrije Hyseni, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka shpalosur sloganin  me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

    “Loading… 99%”, është nënslogani që u shpalos mbrëmë nga aktivistët dhe përkrahësit e kandidates për deputete e cila garon me numrin 99 në listën për deputet nga LDK.

    Në këtë event që u mbajt në Ferizaj, përveç përkrahësve të shumtë, ishin prezent edhe Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, z. Visar Azemi, i cili me një fjalë përshëndetëse falenderoi të gjithë përkrahësit, kandidatja për deputete znj. Ibadete Mehmeti dhe edhe znj. Bahrije Hyseni.

    Në një fjalim të shkurtër znj. Hyseni, përveç falënderimeve e mirënjohjes për mbështetje dhe organizimin e mbrëmshëm, tha se në vazhdim do të jap edhe arsyet e tjera të kandidaturës dhe entuziazmit të saj, për të kurorëzuar thënien e saj të para disa ditëve “kam 99 arsye pse kam nisur këtë rrugëtim”

    Nën tingujt e muzikës së lehtë qytetare, me pak pije e ushqim, të pranishmit patën rastin që të kalojne kohë së bashku, para se të fillojë fushata zyrtare zgjedhore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark