"Loçkë"- AGK dënon gjuhën e Përparim Ramës kundër gazetares, e përshkruan atë si politikan seksist - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Loçkë”- AGK dënon gjuhën e Përparim Ramës kundër gazetares, e përshkruan atë si politikan seksist

    Insajderi
    02 August 2025 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    AGK-ja ka dënuar gjuhën dhe sjelljen e kryetarit të Prishtinës ndaj gazetares së Reporterit. Në reagim thuhet se gjuha e Përparim Ramës është gjuhë e përsëritur e tij me tone seksiste.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e cilëson të papranueshme sjelljen dhe gjuhën e përdorur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama (LDK), në drejtim të gazetares së Reporterit, Leonora Kolukaj”

    “Gazetarja ka provuar t’i bëjë pyetje zotit Rama para një konference shtypi, dhe ka hasur në sjellje të papërshtatshme të tij dhe stafit. Rama dëgjohet duke e quajtur “loçkë”, gazetaren, një gjuhë e përsëritur e tij me tone seksiste ndaj gazetareve gra. Ndërkohë, gjithashtu gazetarja shtyhet fizikisht nga ekipi i tij”, thuhet në reagim.

    AGK-ja e dënon fuqishëm këtë qasje të kryetarit dhe stafit të tij, dhe e fton atë që të përgjigjet në pyetjet e interesit publik dhe t’i trajtojë gazetarët dhe mediet në mënyrë profesionale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark