Loja e pistë e hakerave për të influencuar zgjedhjet në SHBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Loja e pistë e hakerave për të influencuar zgjedhjet në SHBA

    Insajderi
    31 July 2016 - 16:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti i Drejtësisë dhe FBI po hetojnë mbi sulmet më të fundit të hackerave, që kanë ndodhur ndaj sistemeve kompjuterike të përdorura për fushatën zgjedhore të Hillary Clintonit. Kush qëndron prapa sulmeve? Paralajmërimet e Assange.

    Do të hyjë në histori si fushata zgjedhore e piratëve. Elektronikë, natyrisht. Bëhet fjalë për sulmet e hackerave, të kërkuar nga Donald Trumpi (por që më pas sqaroi se e tija kish qenë vetëm një shaka) dhe të denoncuar nga demokratët.

    Manjati njujorkez, pak ditë më parë kërkoi nga rusët që të gjenin emailet e fshira nga serveri i Hillary Clintonit: një rast i cili kujton historinë e famshme të MailGate (serveri privat u përdor për e-mailet kur Hillary ishte Sekretare Shteti). Një histori, për të cilën FBI ka vendosur që të mos e hetojë Clintonin. Por e cila ka shkaktuar, për arsye të kuptueshme, polemika pa fund.

    Tani Partia Demokratike bëri të ditur se ka qenë shënjestër e një sulmi të ri kibernetik dhe stafi i Hillary Clintonit shton se ka qenë ajo vetë, viktimë e sulmit.

    Një javë pas vjedhjes së rreth 20 mijë mesazheve në e-mail të partisë, fushata zgjedhore e Clintont e ka pranuar se hakerat kishin qenë në gjendje të depërtonin në sistemin e saj, edhe pse ekspertët nuk gjetën “prova” se “sistemet ishin kompromentuar “.

    FBI bën të ditur se po heton “sulmet kibernetike ndaj disa subjekteve politike”, por nuk sqaron se kush ka qenë viktimë. Sipas autoriteteve, qëllimi i sulmeve kanë qenë të dhënat e donatorëve.

    Sulmi, i dyti brenda pak ditësh pas atij që shkaktoi dorëheqjen e kryetares së Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike, Debbie Vasserman Schultz, sipas disa ekspertëve ka qenë sërish vepër e hakerëve të cilët punojnë në emër të shërbimeve sekrete ruse. Një burim i policisë zbuloi për CNN se sulmi u zbulua nga hetuesit privatë, të cilët besojnë se sulmi kibernetik është i ngjashëm me atë që ka prekur serverin e Komitetit Kombëtar Demokratik, por FBI është ende duke punuar për të përcaktuar qëllimin dhe natyrën e sulmeve.

    Ditët e fundit, themeluesi i Uikileaks, Julian Assange, ka paralajmëruar se organizata e tij zotëron “shumë materiale të tjera”, lidhur me fushatën presidenciale amerikane.

    Sipas Nju Jork Tajms, sulmi në sistemet e Partisë Demokratike është kryer nga “FancyBear”, hacker i lidhur me GRU, shërbimin e fshehtë rus, “i njëjti operator i përfshirë në sulmin ndaj Komitetit Kombëtar të Partisë Demokratike”. Burimi është në brendësi të policisë federale: “Është i njëjti kundërshtar, janë lojtarë të sofistikuar”. 

    Shkroi gazeta italiane “Il Giornale”- përkthyer nga Bota.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark