×
  • Lajme
  • Lajme

    “Loja me bukën e minatorëve”, Sindikata thotë se janë kompensuar vetëm me 51% të pagës

    Insajderi
    08 October 2024 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, tha se janë kompensuar vetëm me 51% e pagës.

    Në reagimin e tyre thuhet se kjo është një ofendim ndaj minatorëve.

    Sot kur të gjithë e pritëm me padurim ekzekutimin e pagave, si kundërvlerë për djersen që kemi derdhur, edhe një herë tjeter u zhgënjyem duke u kompenzuar vetem 51% e pagës. Deri kur do të vazhdoj një ofendim i tillë ndaj minatorëve dhe cili është qëllimi i vërtet i këtyre vendimeve të kundërligjshme?! Për muaj me radhë, që nga zgjedhja e menaxhmentit të ri në ndërmarrje kemi heshtur dhe toleruar, lloj lloj vendime dhe qasje që është i kunderligjshem dhe në kundërshtim me interesat e minatorëve, me qëllimin e vetem dhënia e hapsires së mjaftueshme menaxhmentit të ri për të dëshmuar veten“, thuhet aty.

    Tutje nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, thanë se kjo është e papranueshme duke marrë parasysh se Qeveria ka ndarë 4 milionë euro.

    Shkelja e të drejtave elementare të minatorëve siç është e drejta në pagë, përkundër se para muaj më pare Qeveria e Reublikës së Kosovës ka ndarë një shumë prej 4 milion euro për ndërmarrjen Trepca Sh.A. dhe prodhimit enorm që kemi pasur në muajin shtator, është e papranueshme, fyese dhe kundërligjore.

    Cili është arsyetimi logjik i menaxhmentit, që përkundër këtyre të hyrave marramendese të mosekzekutohen pagat e minatorëve? Me një qasje të till mundi dhe djersa e minatorëve është duke u nëpërkëmbur, gjë e cila nuk do të tolerohet asnjeher.

    Shpresojm që menaxhmenti i ndërmarrjes shqetësimin tonë ta marr me seriozitetin më të lartë, duke bëre menjeher ekzektimin e plot të pagave. Ashtu që loja me buken e minatorëve duhet të marr fund një her e përgjithmonë“, thuhet në shkrimin e publikuar në “Facebook” nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark