Agjencia e Statistikave të Kosovës ka zgjedhur fituesin e lojës shpërblyese, i cili ka qëlluar numrin e popullsisë rezidente.
Fituesi është Alberit Sopa, i cili ka fituar 10 mijë euro nga ASK’ja.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Sipas të dhënave të publikuara del se në Kosovë jetojnë 1,586,659 banorë ku prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.