Lojërat e PlayStation 4 tashmë mund t’i luani edhe në iPhone - Insajderi
×
Teknologji

Lojërat e PlayStation 4 tashmë mund t’i luani edhe në iPhone

Insajderi
07 March 2019 - 23:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lojërat e ‘PlayStation’ tani mund të luhen edhe në ‘iPhone’, me lansimin e aplikacionit më të fundit të kompanisë ‘Sony’.

Përmes aplikacionit ‘Remote Play’, pajisjet ‘iOS’, ose ‘iPhone’ dhe ‘iPad’, do të arrijë të kontaktojë me ‘PlayStation’ dhe të zgjedhë se çfarë normalisht do të jetë në ekran. Kjo do të thotë që ju mund të luani lojëra të ‘PlayStation 4’ kudo, vetëm duke u lidhur me tastierë me ‘WiFi’, transmeton lajmi.net.

Pastaj, lojtarët mund ta kontrollojnë lojën duke shtypur butonat virtual në ekran ose duke lidhur një ‘joystick’, i cili do të jetë në gjendje të kontaktojë sërish në ‘PlayStation’ nëpërmjet internetit.

Kontrolluesit e palëve të treta janë bërë tashmë vetëm për ‘iPhone’ dhe ‘iPad’, me mundësi lidhjeje me ‘Bluetooth’.

Kompania ‘Sony’ ka bërë të ditur se do të prodhojë ‘joystick’ të veçantë për pajisjet e ‘Apple’.

Aplikacioni është në dispozicion tani, falas, të cilin mund ta merrni përmes ‘App Store’.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark