Lojërat online që po rrezikojnë nxënësit, MASHT del me njoftim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Lojërat online që po rrezikojnë nxënësit, MASHT del me njoftim

    Insajderi
    07 December 2024 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se ka zhvilluar disa materialedidaktike për edukatorë/mësimdhënës dhe këshilla e udhëzime për nxënës e prindër, prandaj kërkojmë që rreziqet online dhe edukimi për përdorimin e sigurt e të dobishëm të internetit, të trajtohet me efikasitet në shkolla dhe shtëpi.

    MASHTI tha se janë të shqetësuar si pasojë e rasteve të lëndimeve të nxënësve.

    Sa u përket materialeve didaktike, ka kohë që MASHTI ka hartuar pakon e udhëzuesve ”Udhëtimi nëpër internet” (2 udhëzuesit për nxënës, 1 për mësimdhënës dhe 1 për prindër), me të cilën ofrohen alternativat e përdorimit të internetit në mënyrë të dobishme e të përgjegjshme, duke trajtuar këtë tematikë me qasje ndërkurrikulare, ekstrakurrikulare dhe me mësim zgjedhor”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark