
Sulmuesi urugaian, Luis Suarez është kapur duke kafshuar sërish. Kësaj radhe një shok të skuadrës në Inter Miami. Këtë herë, ai e kishte me Jordi Alban, bashkëlojtari i tij prej kohësh i Barcelonës dhe kolegu aktual të Inter Miamit.
Suarez (38), i cili ndërtoi një karrierë plot trofe si lojtar i Ajaxit, Liverpoolit, Barcelonës, Atletico…, ka treguar edhe një herë se e ka të vështirë të kontrollojë temperamentin, raportojnë mediat spanjolle.
Suarez është dënuar më parë për kafshim dhe tani e ka bërë sërish. Gjatë ndeshjes ndërmjet Inter Miami dhe LAFC, një zënkë shpërtheu në fushë në minutën e 89-të.
Suarez u përpoq të qetësonte situatën dhe ta largonte Alban nga konflikti, por kur katalanasi tentoi ta largonte, Suarez siç shihet në video tentoi t’i kafshonte gishtat.
A cámara lenta y con música del tiburón me cago más pic.twitter.com/F8SJjo8URr
— Peter (@Peterappletree) April 13, 2025