Ylli i Wolves, Matheus Cunha mund të dënohet nga Federata Angleze(FA)
Shkak është përleshja e brazilianit, me një pjesëtar të stafit të Ipswich Town, pas ndeshjes që zhvilluan në fundjavë.
“Matheus Cunha është akuzuar për sjellje të pahijshme pas ndeshjes së Premierligës midis Wolverhampton Wanderers dhe Ipswich Town të shtunën, 14 dhjetor.
Sulmuesi dyshohet se ka vepruar në mënyrë të pahijshme pas fishkëllimës së fundit. Ai ka kohë deri të enjten, 19 dhjetor, për të dhënë një përgjigje”, deklaruan zyrtarët e FA.
🚨BREAKING NEWS🚨
— Mirror Football (@MirrorFootball) December 17, 2024
The FA have charged Wolves striker Matheus Cunha after he attacked a member of Ipswich's security team after the match at the weekend.https://t.co/kDexzA90Qb pic.twitter.com/hIvokiBLKC
Ende nuk dihet nëse braziliani, do të luajë në ndeshjen e rradhës ndaj Leicester Cityt në këtë fundjavë.