Serbia nuk do të përfaqësohet në kampionatin evropian këtë vit, por kjo nuk i ndalë qytetarët serbë që të gjejnë mënyra të tjera të argëtohen gjatë fazës finale të Euro 2016.
Ata shpresojnë që të dëfrehen me humbjet e Shqipërisë dhe të Kroacisë.
Një bar në Serbi ka bërë një ofertë sezonale, që gjatë Euro 2016 të ofrohen pije falas për të gjithë klientët e saj për secilin gol që pësojnë Shqipëria dhe Kroacia.
Ata tanimë e kanë lajmëruar ofertën e tyre përmes një reklame të vendosur jashtë lokalit.
“Prej 10 qershorit për çdo gol që pëson Shqipëria dhe Kroacia në evropian, keni 5% zbritje. Nëse rusët fitojnë, qerasim vodka”, është kjo oferta e lokalit serb.
Serbia nuk arriti të plasohej në 32 ekipet më të mira të Evropës, pasi përfundoi e katërta në të njëjtin grup me Shqipërinë. /Insajderi.com