Londër: Kërkohet qetësi pas sulmit me thikë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Londër: Kërkohet qetësi pas sulmit me thikë

    Insajderi
    04 August 2016 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Londrës, Sadiq Khan i ka kërkuar publikut që të rri i “qetë dhe vigjilent” pas sulmit vrasës me thikë në qendër të kryeqytetit britanik.

    Një grua është vrarë dhe pesë të tjerë janë lënduar në sulmin që ka ndodhur në sheshin “Russell” mbrëmjen e 3 gushtit.

    Nuk janë dhënë detaje për gjendjen e personave të tjerë të lënduar gjatë sulmit.

    Një 19 vjeçar është arrestuar në vendin e ngjarjes si i dyshuar për sulmin.

    Policia thotë se hetimet e para tregojnë se shëndeti mendor mund të ketë luajtur rol të rëndësishëm në kryerjen e sulmit, ndonëse nuk e ka përjashtuar terrorizmin.

    Khan ka thënë se policia po bën “punë jashtëzakonisht të vështirë” dhe se siguria e londinezëve është “prioriteti numër një”.

    Një prani e madhe e policisë është vendosur në zonën ku është kryer sulmi, që gjendet afër Muzeut Britanik dhe Universitetit të Londrës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark