Mijëra protestues janë mbledhur në qendër të Londër për të marshuar kundër daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.
Para nisjes së protestës, një nga organizatorët, Kieran MacDermott ka thënë se ende mund të ndalohet dalja e Britanisë nga BE-ja duke refuzuar për të pranuar referendumin.
Më herët, edhe një deputet i parlamentit britanik kishte thënë se referendumi ka pasur funksion këshillëdhënës e jo detyrues, raporton Evening Standard.
Në Londër, kampanja për dalje nga BE-ja nuk ka pasur shumë përkrahje. Në referendum, 60 për qind e njerëzve votuan pro mbetjes.
Protesta e sotme është e ngjashme me një organizim që u mbajt të hënën në sheshin Trafalgar.
Protestuesit kanë bllokuar një numër rrugësh dhe kanë mbajtur pankarta të duke thirrur për mbetje në BE./Insajderi.com