Mijëra njerëz janë duke nënshkruar një peticion ku i bëjnë thirrje kryetarit të Londrës, Sadiq Khan që të shpallë pavarësinë e Londrës dhe t’i bashkohet Bashkimit Evropian.
Qytetarët e kryeqytetit britanik votuan në masë të madhe për mbetjen e Britanisë në BE, por që në tërësi kombëtare britanikët votuan për largim nga BE-ja.
Gjatë ditës së sotme në mëngjes rreth 8,000 mijë londinezë nënshkruan peticionin për shpallje të pavarësisë dhe sovranitetit të Londrës si shtet. Ky peticion erdhi pas një nisme në internet, e cila po rritet vazhdimisht.
James O’Malley, personi i cili ndërtoi këtë peticion, thotë se Londra ka votuar për qëndrim në BE dhe se ajo është qendër e Evropës.
“Londra është një qytet ndërkombëtar dhe ne duam të qëndrojmë në zemër të Evropës”, deklaroi fillimisht ai. “Ky peticion i bën thirrje kryetarit Sadiq Khan që të deklaroj pavarësinë e Londrës, dhe të aplikoj për hyrje në zonën Shengen”.
Londinezët ishin shumë në favor të mbetjes në BE, duke qenë se rreth 2,2 milionë qytetarë të kryeqytetit britanik votuan për qëndrim, ndërsa afro 1,5 londinezë kërkuan largimin nga BE-ja. /Insajderi.com