Në një nga ditët më të ngarkuara të javës me komunikacion në Prishtinë, kryetari Përparim Rama ka vendosur të eksperimentoj.
Këtë të premte komuna e Prishtinës ka filluar testimin e shndërrimit të unazës qendrore në qarkore njëkahëshe për automjetet. Sipas njoftimit, testimi do të vazhdojë deri të dielën.
Ky testim i ka nervozuar tejmase qytetarët pasi ka shkaktuar kolona të gjata, shkruan Insajderi.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihen kolonat dhe shoferët e makinave teksa i biejnë borive.
Për të menaxhuar situatën më mirë, komuna e ka angazhuar edhe policinë e Kosovës.
Komuna e Prishtinës iu ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë durim përgjatë kësaj periudhe provuese të ndryshimit të qarkullimit me automjete. /Insajderi
@insajderitv Rama bllokon Prishtinën në ditën me komunikacionin më të ngarkuar #prishtina #perparimrama #insajderitv ♬ original sound – Insajderi