“Londinezi” tentoi t’i fuste 4 orë luksi në Kosovë pa i deklaruar, vlera afro 50 mijë euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Londinezi” tentoi t’i fuste 4 orë luksi në Kosovë pa i deklaruar, vlera afro 50 mijë euro

    Insajderi
    01 August 2025 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:30 minuta në pikëkaliminkufitar – aeroporti “Adem Jashari”, gjatë arritjes së fluturimit nga Londra  është selektuar për kontroll një udhëtar, i cili kishte zgjedhur të kalojë përmes kanalit të gjelbër (i dedikuar për ata që nuk kanë mallra për të deklaruar).

    Mirëpo pas kontrollit të realizuar mbi bazën e analizës së rrezikut dhe imazheve nga skaneri, në bagazhin e udhëtarit janë zbuluar mallra me vlerë të konsiderueshme që nuk ishin deklaruar siç kërkohet me ligj.

    Kështu ka bërë të ditur Dogana e Kosovës përmes një njoftimi për media.

    Sipas njoftimit nga Dogana, mallrat e zbuluara përfshijnë: 4 copë orë dore me vlera totale të mallrave mbi  45.000 mije euro.

    Mallrat jane konfiskuar dhe ka filluar procedura kundërvajtëse. 

    Në njoftim thuhet se Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se të gjithë mallrat me vlerë që kalojnë kufirin duhet të deklarohen sipas dispozitave ligjore në fuqi.

    Sipas Doganës mosdeklarimi i tyre përbën shkelje dhe mund të rezultojë me masa ndëshkuese, përfshirë konfiskimin e mallrave dhe gjobitje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark