Londra kritikon Washingtonin lidhur me sulmin në Manchester – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Londra kritikon Washingtonin lidhur me sulmin në Manchester

    Insajderi
    24 May 2017 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas qeverisë britanike kamikazi në Manchester nuk ka vepruar i vetëm ndërkohë që policia ka arrestuar tre persona në lidhje me masakrën e mbrëmjes së të hënës.

    Londra nga ana e saj akuzon Washingtonin për rrjedhje informacioni për sa i përket ngjarjes.

    Policia britanike ka arrestuar tre persona në lidhje me sulmin terrorist në Manchester. Ata u arrestuan në zonën jugore të qytetit ku ishte arrestuar një ditë më parë dhe vëllai i autorit të masakrës, duke bërë që në total të jenë katër personat e përfunduar në pranga në lidhje me atentatin në Manchester Arena

    Lajmi bëhet i ditur në një kohë që ministria e brendshme e Londrës konfirmon se sipas hetuesve atentatori i Manchester nuk ka vepruar i vetëm.

    Në një intervistë për BBC ministrja Amber Rudd deklaroi se 22 vjeçari me origjinë nga Libia ishte një emër i njohur për shërbimin britanik të sigurisë, para sulmit të së hënës që i kushtoi jetën 22 personave

    Në pritje të zhvillimeve të reja, qeveria e Londrës ka rritur nivelin e alarmit nga i rëndë në kritik, që nënkupton rrezikun e atentateve brenda një kohe të shkurtër.

    Douning Street ka nisur Operacionin Temperer, duke vendosur 3800 ushtarë në gatishmëri në të gjithë vendin. Pjesë e kësaj klime janë dhe tensionet mes Londrës dhe Uashingtonit me ministren e brendshme britanike Rud e cila kritikoi publikisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës për detajet konfidenciale mbi sulmin në Manchester, që janë publikuar nga mediet amerikane

    Rud e cilësoi qëndrimin e Uashingtonit si irritues duke bërë të qartë se një episod i tillë nuk duhet të ndodhë më. Fjalë shumë të forta që tregojnë një tension në rritje mes dy vendeve aleate. Ministrja nuk saktësoi se për çfarë detajesh bëhet fjalë por nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u publikuan lajme për faktin se atentatori ishte një kamikaz e madje dhe identiteti i tij, shkruan Gazeta Express.

    E ndërsa përshkallëzohet tensioni mes Londrës dhe Uashingtonit hyn në skenë dhe Parisi me deklaratat e ministrit të brendshëm Gerard Collomb, sipas të cilit kamikazi i Manchester kishte qenë në Siri dhe kishte prova për lidhjet e tij me ISIS. Duke folur për televizionin francez Bfm-tv, Gerard Collomb nuk ka dhënë detaje të mëtejshme duke saktësuar se nuk dihet ende nëse Abedi është pjesë e një rrjeti më të gjerë atentatorësh.

    Në një mesazh drejtuar popullit britanik, kryeministrja Tereza Mej shpjegoi se ushtarët do të bashkohen me agjentët e policisë për të përforcuar masat e sigurisë në disa evenimente publike dhe në vende kyce përfshirë këtu dhe Bakingam Palace. Ushtarët do të jenë nën komandën e agjentëve të policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    21 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark