×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Londra, Parisi dhe Madridi – çerekfinalet evropiane kërcënohen nga ISIS

    Insajderi
    09 April 2024 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këtë mesjavë rikthehen kompeticionet europiane si Champions League, Europa League dhe Conference League, teksa i afrohen gjithnjë e më shumë kulmit pasi aktualisht luhet faza çerekfinale.

    Por, këto kompeticione që dhurojnë emocione spektakolare kanë përfunduar në kërcënimin e ISIS.

    Shteti islamik nëpërmjet kanalit të saj informativ, Al Azaim ka kërcënuar qytete si Madridi, Londra dhe Parisi.

    Sipas asaj që raporton Marca, autoritetet e këtyre vendeve prej kohësh kanë qenë në dijeni për sulme të mundshme dhe në ndeshjet e kësaj mesjave, do të merren masa të jashtëzakonshme për të ruajtur rendin dhe sigurinë e qindra mijëra tifozëve të pranishëm në impiantet më prestigjioze të Evropës.

    Ministri i Brendshëm spanjoll kërkoi vigjilencë të shtuar në aktivitetet sportive, ndërkohë që në Itali, ditën e hënë u arrestua në Fiumicino një shtetas 32-vjeçar nga Takixhistani, pjesëtar i ISIS që kishte luftuar gjithashtu edhe në Siri, përcjell ss.

    Ky i fundit po i drejtohej Romës, ndërsa ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli.

    Kujtojmë se pak ditë më parë (22 mars) ISIS goditi Moskën duke ndezur edhe njëherë alarmin në Europë.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark