Londra shton masat e sigurisë – jepet alarm për 10 sulme terroriste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Londra shton masat e sigurisë – jepet alarm për 10 sulme terroriste

    Insajderi
    21 March 2016 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia dhe forcat special në Londër, ka shtuar masat e sigurisë pas alarmeve për sulme terroste të mundshme.

    Organet e rendit janë përgatitur për rreth 10 sulme të ngjashme me ato që tronditën më parë Parisin.

    Agjencia Kombëtare e Krimit ka marrë disa urdhra për të shtuar kontrollet, ndërkohë që një pjesë e madhe e dyshimeve bien mbi terroristë që kthehen nga Siria me armatime të rënda.

    Sipas një prej ministrave të qeverisë prioriteti kryesor i kryeqytetit britanik është të ndalojë armët e zjarrit.

    Por siç citon “The Sunday Times” ministri, emri i të cilit nuk është bërë publik është shprehur se ata  ishin përgatitur për 3 sulme terrosiste por do të jenë vigjilentë e të gatshëm edhe në qoftëse ndodhin deri në 10 sulme./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark