Londra vendos rreth vizitës shtetërore të Trumpit në Britani – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Londra vendos rreth vizitës shtetërore të Trumpit në Britani

    Insajderi
    06 June 2017 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka thënë sot se nuk ka arsyeje për ta anuluar vizitën shtetërore të Donald Trumpit në Britani, pasi presidenti amerikan e kritikoi ashpër reagimin e kryetarit të Londrës, Sadiq Khan, ndaj sulmit vdekjeprurës në Urën e Londrës.

    Trump e kritikoi ashpër Khanin në Twitter, duke e akuzuar se po arsyetohej në mënyrë patetike, pasi që Khan kishte thënë se londinezët nuk duhet të alarmohen nga prezenca e madhe e policisë në rrugët e kryeqytetit pas sulmit që vrau shtatë persona.

    “Ai [Khan] ka plotësisht të drejtë të thotë atë që e ka thënë për t’i siguruar njerëzit në qytetin e tij rreth prezencës së oficerëve të armatosur nëpër rrugë,” ka thënë Johnson për BBC.

    Ndërsa i pyetur nëse vizita e Trump duhet të anulohet, Johnson ka thënë: “Ftesa është bërë dhe është pranuar dhe nuk shoh arsyeje për ta ndryshuar këtë.”

    Vizita e Trump në Britani është paraparë të ndodhë këtë muaj./Express/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    22 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark