Khan është fitues i pakontestueshëm i zgjedhjeve pasi fitoi 80 për qind të votave, shkruan sot The Guardian.
Kjo po konsiderohet si një fitore e madhe e laburistëve të majtë, të cilët udhëhiqen nga Jeremy Corbyn.
Sadik Khan është me origjinë nga Pakistani. Ai ka lindur më 8 tetor të vitit 1970, është rritur në Tooting, në jug të Londrës dhe është fëmija i pestë nga tetë motrat dhe vëllezërit e tij. /Insajderi.com