×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Logopedi shkarkohet nga pozita ku u avancua – ShSKUK deklarohet rreth licencës së punës

    Insajderi
    29 November 2022 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është shkarkuar nga pozita e shefit të Logopedisë në Klinikën e ORL-së, Iljasa Fazliu, i cili abuzoi psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 3 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Për të njëjtin, u raportuar se ka qenë pa licence të punës kur është avancuar në këtë pozitën nga nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raci. Por, nga SHSKUK-së i thanë Gazetës Insajderi se logopedi kishte licence të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

    Sipas ShSKUK-së, para formimit te Odave këto licenca janë lëshuar nga MSH-ja, shkruan Insajderi.

    “Ndërkohë ju njoftojmë se i njëjti në kohën kur ka pranuar detyrën e u.d. shefit ka prezentuar licencën valide të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila figuron në dosjen e personelit. Këto licenca janë lëshuar nga MSH-ja para formimit te Odave”, thuhet në përgjigjen e tyre.

    Insajderi ka publikuar audio incizimin se si logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu abuzon psiqikisht me një vajzë të mitur në ordinancën e tij e cila është me autizëm. Në atë ordinancë, 3 vjeçarja po ofendohej e shahej nga vetë logoped Fazliu.

    Në anën tjetër, Insajderi kishte kontaktuar Odën e Infermierëve të Kosovës dhe të njëjtit thanë se ai nuk posedon licensë pune.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark