Loredana e Bigut e martuar? – Kjo është e vërteta – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Loredana e Bigut e martuar? – Kjo është e vërteta

    Insajderi
    04 February 2025 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Loredana është banorja “e zakonshme” në mes të VIP-ave, e cila është pjesë e shtëpisë që në fillim të spektaklit të “Big Brother Vip Albania 4”.

    Një javë nga fillimi i këtij edicioni, Loredana zbuloi që rezulton e celebruar me ish-partnerin e saj.

    Ajo i tregon Jozit për një marrëdhënie të mëparshme që ka zgjatur rreth 3 vite dhe që ka shkuar deri në celebrim.

    Jozi nuk është ndjerë komod në këtë bisedë, duke i thënë që nuk dua ta dëgjoj dhe më pas ata kanë vazhduar bisedën e tyre, në lidhje me traditat nëpër zonat që i përkasin.

    “Unë kam patur një lidhje shumë të fortë më përpara që ka zgjaur rreth 3 vite, edhe unë rezultoj akoma e celebruar me atë njëri. Nuk ka patur një dasmë, por jam “e celebruar”. Ta them që ta dish”, ka thënë Loredana.

    Ajo që riktheu çështjen e martesës së Loredanës ishte Rozana, një ditë pas ceremonisë simbolike që ndodhi në shtëpinë e “BBV-së”.

    Në një bisedë mes Rozanës dhe Gjestit, këngëtarja tregoi se Loredana është e kurorëzuar me një djalë jashtë shtëpisë, edhe pse aktualisht është e ndarë.

    Ky zbulim tronditi Gjestin dhe banorët e tjerë, duke ngritur pikëpyetje mbi të kaluarën e Loredanës dhe dinamikën e saj në lojë.

    Biseda:

    Rozana: Do të tregoj një gjë tani? Vetëm se unë e di që ti do të vraposh direkt, për mua mos vrapo direkt.

    Gjesti: Ça më kanë ikur mua detaje nga mbrëmë që nuk isha, dua të mi tregoni.

    Rozana: Jo nga mbrëmë. Loredana më ka treguar mua një ditë këtu, kam qenë në living, momentalisht është e martuar Loredana.

    Gjesti: Është e martuar?!

    Rozana: Është e kurorëzuar me një djalë jashtë.

    Gjesti: Jo moj!

    Rozana: Po, me partnerin e saj, me të cilin është ndarë.

    Gjesti: Kurorëzim në letra?

    Rozana: Nuk ka të drejtë të martohet.

    Livia: Thuaj sa burra ke!

    Gjesti: S’ka mëshirë!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark