Loredana jep detaje rreth dokumentarit për jetën e saj, pjesë e tij edhe Mozzik.
U bë e ditur javë më parë se Loredana po shkëputej për pak çaste nga muzika për një prurje të re që anon nga ana filmike, një dokumentar personal nga Loredana, i punuar në bashkëpunim me Spotify, shkruan lajmi.
Reperja që po korr sukses ndërkombëtar gjithnjë e më të madh po sjell një dokumentar mbi jetën e saj dhe fansat e saj mezi po prisnin, por si duket pritjes i erdhi fundi pasi ajo publikoi datën në rrjete sociale pak minuta më parë.
U mësua se ky dokumentar do jetë jo vetëm mbi karrierën por edhe për jetën personale dhe pritet të publikohet shumë shpejt, më saktësisht me datën 25 nëntor të këtij viti.
E pjesë e këtij dokumetari do të jetë edhe Mozzik.