Loredana pëson një incident të papritur, rrëzohet në oborr - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Loredana pëson një incident të papritur, rrëzohet në oborr

    Insajderi
    03 April 2025 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Loredana pësoi sot një incident të papritur.

    Teksa po ndiqte Gjestin nëpër oborr, ajo humbi ekuilibrin dhe u rrëzua kur po përpiqej të kapërcente pishinën.

    Kjo situatë bëri që modelja të pësonte një lëndim në gju.

    Në ato momente pranë saj ndodhej Egli, e cila nuk hezitoi t’i gjendej afër dhe ta ndihmonte derisa ajo po përpiqej të merrte veten.

    Loredana, e mbërthyer nga dhimbja, u pa duke shtrënguar gjurin me duar, për të qetësuar disi lëndimin, ndërsa rënkonte nga sikleti i momentit.

    Sidoqoftë, Gjesti u mundua të zbuste situatën duke i bërë asaj një reagim komik.

    “Të thashë mos hyj nëpër ujë!”, i thoshte Gjesti asaj, duke u munduar ta kthente situatën në humor. 

    @shqipet4u._ #fermavip #bigbrothervipalbania #bigbrotherkosova #albania #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #kosova #gjesti ♬ Originalton – ВⷡВⷡVͮ AͣLвaͣNiaͣ 4


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark