Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, e heq unazën dhe ka një mesazh për Jozin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Loredana shokohet nga informacionet që merr nga jashtë, e heq unazën dhe ka një mesazh për Jozin

    Insajderi
    12 February 2025 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak ditë më parë, Loredana Brati, theu një nga kutitë e emergjencës për të marrë një informacion nga jashtë.

    Ajo kishte kërkuar që të dinte më tepër rreth raportit mes Jozit dhe Valbonës dhe çfarë ndodhi me ish-banorin pas përjashtimit të tij nga shtëpia.

    “Do të doja që në këto ditë, Jozi të më jepte provën që ishte me mua. Fillova të dyshoja që te sjellja e tij. Bravo i qoftë. Nuk kam fjalë. Që kur tha atë fjalën e Danjës, ishte momenti që ta tregonte çfarë ndjente vërtet. Faleminderit Jozi. Që unë gjithë kohës isha me bukë dhe ti me gurë…”, iu drejtua Lori.

    Foto: Screenshot/YouTube

    E prekur tutje tha: “Atë ndaj Valbonës e prisja. Prisja diçka më shumë ndaj meje. Do vazhdoj këtë rrugëtimin tim. Por sjellja e tij ndaj meje është skandal. Kjo më tregon që nga ana e tij është vetëm lojë. Jozi faleminderit. Kam vënë në rrezik rrugëtimin tim nga ty, por këtë nuk e meritoja. Por ta dish që jam më e fortë se kaq”.

    Loredana më pas u pa e përlotur teksa iu bashkua banorëve të tjerë në dhomën e ndenjës.

    Në një moment, ajo hoqi edhe unazën që shkëmbeu me Jozin në ditën e martesës së tyre në BBVA. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark