Lorik Cana zbulon datën e publikimit të filmit "Lorik" - Insajderi
×
Kulturë

Lorik Cana zbulon datën e publikimit të filmit “Lorik”

Insajderi
23 November 2018 - 13:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-kapiteni i kombëtares Lorik Cana ka bërë me dije prej kohësh po punon për një filmi që mban emrin e tij. Tashmë xhirimet kanë përfunduar dhe filmi që ka në qendër jetën e futbollistit të njohur shqiptar do të transmetohet shumë shpejt.

Mbrëmjen që lamë pas, vetë Loriku ka publikuar posterin zyrtar dhe ka treguar pak nga detajet e filmit. “Ky është posteri zyrtar i filmit “Lorik”. Një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im Andi Decka që më bindi para 2 vitesh rreth këtij projekti.

“ Nuk ka qenë e lehtë por besoj ja ke dal Ando me gjithë partnerët qe të kanë mbështetur. 5 dhjetor”,-shkruan ish-kapiteni i kombëtares”.

Të gjithë adhuruesit e Lorikut tashmë do të njohin jetën e tij nga një tjetër këndvështrim, duke filluar nga 5 dhjetori.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark