Bernard Berisha të premten realizoi misionin e tij me Anzhi Makhachkalla, duke siguruar mbijetesën në Premierligën e Rusisë përmes barazhit.
Pas ndeshjes ai ia dhuroi fanellën një fëmije me aftësi të kufizuara, i cili e bëri të qajë.
Bernardi tregoi humanitetin e tij të madh duke ia plotësuar dëshirën babait të fëmijës, për t’ia dhuruar fanellën e Anzhit.
Bernardi sot është nisur për në Kosovë, ku të hënën i bashkohet përfaqësueses kosovare për miqësoren me Ishujt Faroe.