Luajtën me fanella të bardha në borë, nuk vëreheshin lojtarët- Ndeshja në ligën evropiane që mori vëmendje për organizim të dobët - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Luajtën me fanella të bardha në borë, nuk vëreheshin lojtarët- Ndeshja në ligën evropiane që mori vëmendje për organizim të dobët

    Insajderi
    18 February 2025 - 16:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja e xhiros së 27-të të Superligës së Rumanisë ndërmjet Rapid Bukureshtit dhe Botosanit (1-0) do të mbahet mend për një vendim organizativ jashtëzakonisht të dobët që krijoi vështirësi për të gjithë.

    Futbollistët mysafirë e kanë luajtur këtë ndeshje me fanella krejtësisht të bardha, edhe pse bora ka mbuluar të gjithë fushën.

    Pamjet nga ndeshja në Bukuresht u shpërndanë me të madhe në mediat sociale.

    Pas kësaj ndeshjeje, ndjekësit e futbollit pyesnin se si ka mundur të ndodhë kjo dhe kush i ka dhënë leje futbollistëve mysafirë që të luajnë me fanella të bardha në dëborë.

    Ky vendim vështirësoi lojtarët e të dyja skuadrave, shikuesit, komentuesit dhe tifozët në stadium, pasi në asnjë moment nuk mund të shihnin se ku ndodheshin ‘botosanët’.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark