×
  • Lajme
  • Lajme

    “Luajtje bixhozi me ndërkombëtarët” – Kurti komenton deklaratën e Vjosa Osmanit

    Insajderi
    29 November 2024 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti ka folur ndaj kritikave të presidentes Vjosa Osmani, e cila në fjalimin e saj të fundvitit e kishte përmendur “luajtjen bixhoz” me aleancat e Kosovës, duke aluduar në raportet e Kurtit me partnerët ndërkombëtarë.

    Për këtë Kurti sot u përgjigj para gazetarëve, shkruan Insajderi.

    Ai deklaroi se ka qenë gjithmonë në komunikim dhe bashkërendim të ngushtë me presidenten Osmani, kryeparlamentarin Konjufca dhe ministren Gërvalla, sidomos sa i përket politikës së jashtme.

    Kurti theksoi se arritjet e Qeverisë janë të përbashkëta dhe beson se ky bashkëpunim duhet të vazhdojë.

    “Unë vazhdimisht kam qenë në komunikim e bashkërendim edhe me presidenten Osmani, edhe me kryeparlamentarin Konjufca, edhe ministren Gërvalla, sa i përket politikës së jashtme. Besoj që të arriturat i kemi të përbashkëta dhe besoj që kësisoj duhet të vazhdojmë,” tha kryeministrit para mediave.

    Në lidhje me situatën në veriun e Kosovës, Kurti e quajti këtë pjesë të vendit më të sigurt dhe më të zhvilluar se kurrë më parë, duke theksuar se të gjitha sfidat janë të tejkalueshme.

    “Të gjitha vështirësitë, sfidat nuk ka të tilla që nuk i tejkalojmë dhe besoj që kurrë nuk ka qenë gjendja në veriun e Kosovës më e mirë dhe më e sigurt sesa tani. Në katër komunat atje ka edhe siguri, ka edhe zhvillim, ka edhe demokraci. Jo sa do të duhej, po pakrahasueshëm më mirë sesa më parë,” u shpreh ai.

    Theksojmë se presidentja Osmani në fjalimin e saj para Kuvendit kishte thënë se “të punosh bashkë me ata që na ndihmuan ta kemi lirinë e shtetit asnjëherë nuk është nënshtrim e as shantazhim.”

    Ajo gjithashtu kishte kritikuar qeverinë për “luajtjen bixhoz” me aleatët ndërkombëtarë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund të dëmtonte sigurinë e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark