Ish-boksieri, Luan Krasniqi pas përfundimit të karrierës ka qenë goxha aktiv me aktivitete të ndryshme sidomos ato humanitare.
Por, është një pjesë të cilën ai e ka mbajtur larg syrit të publikut e ajo është familja.
Numërohen në gishta fotografitë e tij me bashkëshorten, Suedën teksa për fëmijët e ish-boksierit dihet fare pak.
Sidoqoftë, me kohën, mesa duket as Luani nuk po i shpëton epokës së dominimit të rrjeteve sociale.
Ai së fundmi ka postuar një fotografi me dy fëmijët, vajzën dhe djalin.
Fotoja është shkrepur gjatë pushimeve të familjes Krasniqi në Dubai.