Njërin nga tre bizneset ku shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi nuk i ka raportuar në Agjencinë Kundër Korrupsion, e ka në bashkëpronësi me ish-këshilltarin e Kadri Veselit, Lekë Musa.
Shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi nuk ka deklaruar sic edhe është i obliguar me ligj, në Agjencinë Kundër Korrupsion bizneset në të cilat është bashkëpronar.
Raportohet se Dalipi, është bashkëpronarë në tri biznese. Të tri bizneset në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, e mbajnë statusin e biznesit aktiv.
Në njërin nga bizneset Dalipi është bashëpronar me një ish-këshilltar të Kadri Veselit.
Biznesin “N.P. EDA CONSULTING GROUP”, Dalipi e ka bashkë me ish-këshilltarin për Ekonomi të Kadri Veselit, Lekë Musën.
Ky biznes sipas të dhënave në ARBK, është lloji i biznesit “Ortakëri e përgjithshme”, që aktivitet primar ka këshillimin për biznes dhe këshillat e tjera për manaxhim.
Ky biznes është regjistruar në nëtor të vitit 2002. Sipas të dhënave të ARBK-së, përvec Dalipit e Musës, ortak figurojnë edhe tre persona tjerë.