Luana Vjollca zbulon “sekretet” e Ferma Vip 2 - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Luana Vjollca zbulon “sekretet” e Ferma Vip 2

    Insajderi
    31 March 2025 - 20:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur ndajnë edhe më pak se 2 orë nga nisja e spektaklit Ferma Vip 2, janë zbuluar disa sekrete të vogla se çfarë pritet të ndodhë mbrëmjen e sotme.

    Moderatorja e spektaklit, Luana Vjollca, tha se ky show do të mbërthejë gjithë shqiptarët mbrëmjen e sotme para ekranit të Vizion Plus dhe në dy kanalet e dedikuara në Tring.

    Luana bëri me dije se ky edicion do të ketë risi dhe supriza pafund, ndërsa zbuloi se partneri i saj brenda në fermë, ai që do të jetë kryeplaku i këtij edicioni është Albano Bogdo.

    Lexo edhe:

    Pjesë nga biseda:

    Tea Sadiku: Si e parashikon të gjithë këtë eksperiencë?

    Luana Vjollca: Më keni gjetur pa përgatitur. Patjetër që emocion i ri, i kam qef sfidat e reja. Kam qef të hetoj gjërat vetë, mendoj se do të jetë fitim suksesi.

    Tea Sadiku: Çfarë presim sonte?


    Luana Vjollca: Ne e nisim sonte, duam njëherë që kjo mbrëmje magjike do të mbërthejë shqiptarët sonte, shqiptarët të harrojnë hallet e tyre, të festojmë dhe natën e dytë të Fiter Bajramit. Mendoj se do jetë një rrugë e gjatë e suksesshme, Fermerët e kanë në dorë që të kthejnë këtë program në sukses.

    Tea Sadiku: Sa fermerë do të jenë pjesë, kush do ju shoqërojë?

    Luana Vjollca: 16 konkurentë do të jenë pjesë e Fermës, emrat më në zë, por dhe më të spikatur. Jam e bindur që në fund të mbrëmjes, edhe publiku do të jetë i kënaqur me hyrjet, do të kemi muzikë, bashkim të shqiptarëve. Do të kemi një ekuacion matematikor që do të zgjidhet nga mesi i mbrëmjes.

    Tea Sadiku: Po kryeplaku?

    Luana Vjollca: Do të ketë një kryeplak. Po ua themi emrin, ai është Albano Bogdo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark