Lubjana, kryeqyteti i gjelbër i Evropës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Lubjana, kryeqyteti i gjelbër i Evropës

    Insajderi
    24 April 2016 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeqyteti i Sllovenisë, Lubjana, është vendi i cili në shkurt këtij viti është titulluar si kryeqyteti i gjelbër i Evropës. Gjatë dekadës së fundit qyteti është bërë më i gjelbër dhe më miqësor – si për banorët ashtu edhe për vizitorët.

    Vendi ka parqe të shumta, zona të gjelbra dhe brigje të këndshme lumi. Qendra e qytetit tashmë e ka mbyllur edhe trafikun e makinave, ofron vetëm udhëtime ekologjike siç janë ato me biçikleta.

    Po ashtu Lubjana, gjatë viteve të fundit ka mbjellë edhe shumë pemë të reja dhe kjo ka bërë që ti dhurojë zonës një pamje mahnitëse. Dallohen pemët që prej kohësh kanë zbukuruar edhe brigjet e Ljublajnicës.

    Mundësitë për të pasur kontakt me natyrën në qendrën e qytetit të Lubjanës, në fakt janë të panumërta.

    Gjelbërimi i bollshëm bënë që herë pas here edhe ndërtesat të mos shihen, kësisoj ka shumë mundësi që të harrohet se gjendeni në mesin e një qyteti me popullsi milionëshe.

    Në Lubjanë nuk mungojnë as pyjet. Sipas informacioneve nga qendra e informacionit turistik, pothuajse gjysma e qytetit është e mbuluar nga pylli origjinal, ndërsa rreth tre e katërta e qytetit është e gjelbër.

    Tivoli, është parku më i madh i Lubjanës, si i tillë gjendet vetëm pak minuta larg në këmbë nga qendra e qytetit. Parku është krijuar më shumë se dy shekuj më parë, pak pasi qyteti ngriti kopshtin e vet botanik – i cili, ia vlen të vizitohet.

    Titulli i Kryeqytetit të Gjelbër të Evropës, të cilin e mban Lubjana në vitin 2016, i ka mbushur me krenari edhe autoritetet e kryeqytetit të Sllovenisë.

    Sllovenia, në qendër të Evropës dhe verilindje të Adriatikut, shtrihet drejt Alpeve dhe ndan kufijtë me Italinë, Austrinë, Hungarinë e Kroacinë.

    Pyjet e pashkelura në Slloveni, përbëjnë 56 për qind të vendit dhe ka shumë legjenda të vjetra për arinj e ujq. Parku kombëtar i Trigllavit është pjesë e Alpeve Juliane dhe aty ndodhet pjesa më e madhe e 400 maleve sllovene me lartësi më të larta se 2.000 metra./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark