Bordi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës ka pasur shumë punë në mbledhjen e së martës, me ankesa të shumta që kanë shkuar në adresë të tyre porsa i përket raportimeve të portaleve të ndryshme, por shumica e të ankueseve kanë qenë bizneset.
Gjithsejtë janë tre biznese të mëdha të cilat janë ankuar për raportimet e katër mediumeve të ndryshme.
Kanë triumfuar bizneset.
Në një rast një bankë me ankesën e saj ka detyruar një portal që të kërkoj falje për gabimet e shkruara, ndërsa një tjetër është detyruar ta bëjë këtë.
Bëhet fjalë për një bankë që është ankuar në një lajm të publikuar në portalet Gazeta Ekonomia dhe Kosova Post.
Në një rast tjetër, portali Infokus ka humbur betejën me një korporatë, të cilët janë ankuar për një pasaktësi në raportimin e kësaj medie, ndërsa një kompani tjetër është ankuar ndaj një Gazetës Blic, por KShMK-ja i ka hedhur poshtë pretendimet e kompanisë./Insajderi.com