Lufta guerile e ukrainasve, mund të kthehet në një makth për ushtrinë ruse - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Lufta guerile e ukrainasve, mund të kthehet në një makth për ushtrinë ruse

    Insajderi
    28 February 2022 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga Douglas London

    “Foreign Affairs”

    Forcat ruse kanë goditur objektiva në gjithë Ukrainës, dhe kanë marrë kontrollin e objektevedhe pjesët kryesore të territorit. Ushtria ukrainase nuk mund të krahasohet me atë ruse. Ndonëse pse disa raporte sugjerojnë se trupat ukrainase i kanë rezistuar sulmeve në pjesë të caktuara të vendit, duket më e mundshme që presidenti rus Vladimir Putin të vendosë vetë se sa larg do të shkojë me sulmin që ka nisur.

    Si një oficer operacional i CIA-s në pension, që ka shërbyer në Azinë Qendrore dhe ka menaxhuar operacionet kundër rebelimeve, unë nuk mendoja se Putin do ta kishte sulmuar Ukrainën po të mos kishe hartuar një lojë përfundimtare të besueshme, duke pasur parasysh edhe kostot e një konflikti të egër.

    Por edhe planet më të mira të Putinit mund të sabotohen lehtësisht përballë rezistencës kombëtare të Ukrainës dhe një kryengritje në formën e një lufte guerile. Nëse Rusia do tëkufizojë ofensivën e sajnë lindje dhe në jug të Ukrainës, një qeveri sovrane në Kiev nuk do të ndalojë së luftuari.

    Ajo do të gëzojë mbështetje të besueshme ushtarake dhe ekonomike nga jashtë, si dhe mbështetjen e një popullsie të bashkuar. Por nëse Rusia do të pushtojë pjesën më të madhe të vendit dhe të vendosë në Kiev një regjim kukull, do të fillojë një luftë më e gjatë dhe më intensive.

    Putini do të përballet me një kryengritje të gjatë dhe të përgjakshme që mund të përhapet përtej kufijve ukrainas, duke arritur ndoshta në Bjellorusi për ta sfiduar presidentin bjellorus Alexander Lukashenko, aleatin e fortë të Putinit.

    Zgjerimi i trazirave mund të destabilizojë vendet e tjera në orbitën e Rusisë, si Kazakistani, madje edhe vetë Rusinë. Kur fillojnë konfliktet, rezultatet e paparashikueshme dhe të paimagjinueshme mund të bëhen shumë reale. Putin mund të mos jetë i përgatitur për kryengritjen apo kryengritjet që do të pasojnë.

    Shumë fuqi të mëdha kanë zhvilluar luftë kundër një fuqie më të dobët, vetëm për të ngecur si rezultat i dështimit të tyre për të pasur një “finale” të mirë–menduar. Kjo mungesë largpamësie, ka qenë veçanërisht e dukshme në pushtimet problematike.

    Ishte një gjë që Shtetet e Bashkuara të pushtonin Vietnamin në vitin 1965, Afganistanin në vitin 2001, dhe Irakun në vitin 2003, po ashtu edhe që Bashkimi Sovjetik të hynte në Afganistan në vitin1979. Por ishte një detyrë shumë më e vështirë që ato të qëndronin në këto vende përballë kryengritësve kokëfortë.

    Rusia ka të ngjarë të pushtojë sa të dojë territor në Ukrainë. Por planet për të shtypur rezistencën do të kërkojnë shumë më tepër sesa forcat rezervë që Putin ka sugjeruar se mund ta mbajnë territorin të pushtuar si “paqeruajtës”, pasi të përmbushen objektivat fillestare luftarake.

    Për shkak të agresionit të Putin, entuziazmi anti-rus dhe nacionalizmi në Ukrainë janë rritur ndjeshëm. Ukrainasit i kanë kaluar 8 vitet e fundit duke planifikuar, trajnuar dhe armatosur veten për t’i rezistuar një pushtimi rus. Ukraina e kupton se asnjë forcë amerikane apo e NATO-s nuk do t’i vijë në ndihmë në fushën e betejës.

    Strategjia e saj nuk varet nga sprapsja e një pushtimi rus, por nga kostot që do t’i imponohen Moskës, për ta bërë të paqëndrueshëm pushtimin rus. Çdo kryengritje e ardhshme ukrainase do të favorizohet nga pozita gjeografike e vendit. Vendi kufizohet me 4 shtete të NATO-s:Hungaria, Polonia, Rumania dhe Sllovakia. Bjellorusia, një aleate e Rusisë, kufizohet vetë me Poloninë në Perëndim dhe në verime një tjetër anëtare të NATO-s, Lituaninë.

    Këta kufij të gjatë i japin mundësi Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s që ta mbështesinrezistencën ukrainase në mënyrë të qëndrueshme, por edhe për të nxitur trazira në Bjellorusi nëse SHBA-ja dhe aleatët e saj zgjedhin ta ndihmojnë fshehurazi opozitën ndaj regjimit të Lukashenkos.

    Moldavia, në jugperëndim të Ukrainës, është gjithashtu një lojtare intriguese. Edhe pse zyrtarisht neutrale (neutraliteti është shkruar në kushtetutën e saj), Moldavia ka bashkëpunuar në të kaluarën me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n. Ajo ka një marrëdhënie disi të ftohtë me Moskën për shkak të tensioneve të vazhdueshme mbi republikën separatiste të Transnistrisë, një rrip i ngushtë tokësor përgjatë kufirit moldavo-ukrainas.

    Moska e mbështet këtë entitet separatist, dhe aty ndodhen mijëra trupa ruse në emër të “paqeruajtjes”. Roli i saj në Transnistri po e shtyn Moldavinë drejt Perëndimit. Nëntorin evitit të kaluar, Maia Sandu, ish-kryeministre e vendit, e mundi presidentin në detyrë të mbështetur nga Rusia.

    Moldavia s’ka gjasa që ta provokojë hapur Kremlinin, por Sandu mund të jetë e gatshme të bashkëpunojë fshehurazi me lëvizjen e rezistencës në Ukrainë. Siç e mësuan Shtetet e Bashkuara në Vietnam dhe në Afganistan, një kryengritje që ka linja të besueshme furnizimi, rezerva të bollshme luftëtarësh dhe një bazë përtej kufirit mund të rezistojë pafundësisht, ta dobësojë vullnetin e një ushtrie pushtuese për të luftuar, dhe të dobësojë mbështetjen politike për pushtimin në Rusi.

    Për shembull, Rusia do të duhet të mendohet dy herë përpara se të përpiqet të ndjekë kryengritësit përtej kufirit në Poloni, pasi veprime të tilla mund të shkaktojnë luftë me NATO-n. Nuk ka dyshim se Shtetet e Bashkuara do të jenë burimi kryesor dhe thelbësor i mbështetjes për një kryengritje të ukrainasve.

    Gjatë administratave të Obamës dhe Trump, Shtetet e Bashkuara vepruan në mënyrë të përmbajtur në përgjigje ndaj sulmeve kibernetike, përhapjes së dezinformatave dhe ekspansionizmit ushtarak rus. Uashingtoni nuk donte të nxiste një spirale përshkallëzimi të cilën nuk mund ta kontrollonte, duke rrezikuar sulmet hakmarrëse ruse kundër bankave, bizneseve dhe infrastrukturës amerikane.

    Por aktualisht administrata Biden, është treguar më pak e ndrojtur në marrëdhëniet e saj me Rusinë. Për t’iu kundërvënë lëvizjeve ruse, ajo ka ekspozuar hakerat e lidhur me Rusinë, ka rikuperuar fondet e vjedhura përmes shpërblimeve të sulmeve kibernetike, ka ekstraduar oligarkë rusë për t’u gjykuar në Shtetet e Bashkuara, dhe ka de–klasifikuar të dhënat e shërbimeve sekrete mbi planet ruse në Ukrainë, për të unifikuar mbështetjen midis aleatëve dhe për të diktuar narrativën mediatike.

    Në rast se do të mbetet në këmbë një Ukrainë e qëndrueshme dhe e pavarur, qoftë e sunduar nga Kievi apo Lvivi (qyteti më i madh në pjesën perëndimore të vendit), Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në NATO, mund ta ndihmojnë hapur mbrojtjen e saj me armë, trajnime dhe para.

    Statuti ligjor i CIA-s mbi partneritetet me homologët e huaj të inteligjencës, e ka lejuar atë të ofrojë për vite me radhë trajnime dhe armë për partnerët e saj ukrainas, ashtu si trajnerët ushtarakë amerikanë kanë punuar dhe furnizuar homologët e tyre ukrainas.

    Nëse Rusia rrëzon qeverinë ukrainase dhe e pushton plotësisht vendin,kjo ndihmë do të duhet të jetë e fshehtë. Mbështetja ushtarake për veprim kundër një vendi sovran me të cilin Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë duhet të jetë klandestine, njëlloj si mbështetja e SHBA-së për muxhahedinët afganë kundër Bashkimit Sovjetik në vitet 1980, për kurdët e Irakut para pushtimit të vitit 2003 me më pak sukses, dhe për rebelët në Siri një dekadë më parë. Sulmi prapa linjave të armikut, do të kërkonte veprime të fshehta edhe nga ana e presidentit Biden.

    Mbështetja e një kryengritjeje në një vend është në ADN-në e CIA-s.

    Paraardhësja e saj, Zyra e Shërbimeve Strategjike, u krijua gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe mbështeti forcat e rezistencës në Francë, Holandë dhe Azinë Lindore. Përvoja e fundit e CIA-s si në mbështetjen e kryengritjeve por edhe në luftën ndaj tyre në Afganistan, Irak dhe Siri e ka përgatitur atë shumë mirë për të kundërshtuar forcat moderne dhe konvencionale të Rusisë.

    Shtetet e Bashkuara mund t’i ndihmojnë kryengritësit ukrainas në goditjen e objektivave me vlerën më të madhe ushtarake, duke ndikuar edhe në moralin e tyre. Një raportim i YahooNews në janar përshkruante një program të fshehtë trajnimi të CIA-s për forcat elitare të operacioneve speciale ukrainase dhe personelin tjetër të inteligjencës, që nisi në vitin

    2015 nga administrata Obama pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

    Sipas raportit, programi përfshinte vendosjen e oficerët paraushtarakë të CIA-s në Ukrainë.

    Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas janë planifikuar prej kohësh për këtë ditë. Sipas të gjitha gjasave, një program i fshehtë për të ndihmuar në organizimin e rezistencës ndaj Rusisë ka tashmë infrastrukturën e komunikimit, aftësitë e mbledhjes së të dhënave inteligjente dhe plane operacionale.

    Një kryengritje anti-ruse do të përballet pa dyshim me pengesa. Putin është i vetëdijshëm për mundësinë e rezistencës ukrainase ndaj një pushtimi më të gjerë rus. Zyrtarët amerikanë kanë pretenduar se qeveria ruse ka lista të zyrtarëve politikë dhe të sigurisë ukrainase që do t`iarrestojë apo vrasë pasi ta pushtojë tërësisht vendin, dhe lista me emrat e figurave pro-Kremlinit që shpreson t’i vendosë në krye.

    Rusia do të synonte të shtypte që në gjenezë çdo lloj kryengritje, duke vepruar me shpejtësi për të eliminuar udhëheqësit e mundshëm dhe mundësuesit e rezistencës. Një kryengritje kundër forcave ruse në Ukrainë do të marrë kohë për të pasur ndikim real dhe për të arritur synimet e saj.

    Lëvizjeve të rezistencës mund t`u duhen vite -apo dhe muaj – për t’u maturuar, organizuar dhe arritur një ritëm sulmues kuptimplotë. Por avantazhet ushtarake të Rusisë do të zbehen kur armiku me të cilin po lufton do të bëjë një rezistencë të decentralizuar dhe të lëvizshme.

    Kryengritësit ukrainas do të duhet të bëjnë llogaritë me përparimet në teknologjinë moderne,që e bëjnë më të vështirë punën e tyre. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Luftës së Vietnamit dhe pushtimit sovjetik të Afganistanit, grupet e organizuara të partizanëve mund të shpërndaheshin nëpër fshatra ose kodra.

    Sot shmangia e forcave pushtuese është më e vështirë falë dronëve, satelitëve dhe imazheve termike. Ka të ngjarë që rusët të zbulojnë në fillim shumë grupime kryengritësish, duke idemaskuar shpejt liderët fillestarë të kryengritjes. Por kryengritjet përshtaten me shpejtësi – shumë më shpejt sesa ushtritë e mëdha e të strukturuara me të cilat po luftojnë – dhe liderët e rinj dalin të formuar nga përvojat e tyre të hershme negative.

    Marrë me shkurtime

    Shënim: Douglas London,ish-oficer i lartë i operacioneve në Shërbimin Klandestin të CIA-s për më shumë se 34 vjet në Lindjen e Mesme, Azinë Jugore, Afrikë dhe Azinë Qendrore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark