Lufta Izrael-Hamas, 5 mijë fëmijë në Gaza kanë humbur jetën që nga fillimi i sulmeve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lufta Izrael-Hamas, 5 mijë fëmijë në Gaza kanë humbur jetën që nga fillimi i sulmeve

    Insajderi
    18 November 2023 - 20:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të paktën 12,300 palestinezë u raportua se janë vrarë gjatë bombardimeve në Rripin e Gazës, që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

    Ndërkohë theksohet se mes viktimave janë gati 5, 000 fëmijë, mbi 3 mijë gra. Gjithashtu Autoriteti Palestinez njofton se rreth 30,000 të tjerë janë plagosur.

    Ministria e Shëndetësisë e Hamasit siguron nga ana e saj se dhjetëra trupa janë të shtrirë në rrugët e sektorit verior të Rripit të Gazës dhe se është e pamundur të regjistrohen sepse ushtria izraelite po qëllon mbi ambulancat dhe personelin mjekësor që përpiqen të afrohen./abc.news,al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark