![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan kritikoi vendet perëndimore për heshtje ndaj masakrës në Palestinë.
Duke folur në një samit urgjent të përbashkët të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) në kryeqytetin saudit Riad, Erdogan tha “është turp që vendet perëndimore, të cilat gjithnjë flasin të drejtat dhe liritë e njeriut, heshtin për masakrën në Palestinë”.
“Kemi përballë një barbarizëm të paprecedentë në histori, ku spitalet, shkollat dhe kampet e refugjatëve po bombardohen dhe civilët po masakrohen”, shtoi ai.
Tutje, ai tha se është jetike dërgimi i karburantit në vendet në nevojë urgjente, veçanërisht spitalet në Gaza.
“Ne besojmë se duhet të krijohet një fond në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit Islam për rindërtimin e Gazës. Ata që heshtin përballë zullumit janë po aq partnerë në gjakderdhje sa edhe zullumqarët”, tha Erdogan.