Lufta midis Izraelit dhe Iranit prek dhe futbollin! Ja pse rrezikon Botërorin e Klubeve - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Lufta midis Izraelit dhe Iranit prek dhe futbollin! Ja pse rrezikon Botërorin e Klubeve

    Insajderi
    14 June 2025 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lufta në rritje midis Izraelit dhe Iranit po ndikon drejtpërdrejt edhe në botën e futbollit, duke prekur të tashmen dhe të ardhmen e afërt të sulmuesit iranian Mehdi Taremi.

    Futbollisti i Interit është aktualisht i bllokuar në Iran, për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore si pasojë e bombardimeve izraelite.

    Taremi nuk ka mundur të udhëtojë drejt Los Angeles-it, ku pjesa tjetër e skuadrës së Interit, nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu, po përgatitet për debutimin në edicionin e ri të Kupës së Botës për Klube.

    Sipas burimeve pranë klubit zikaltër, Interi është në kontakt të vazhdueshëm me lojtarin dhe po kërkon një zgjidhje alternative për ta sjellë atë në SHBA. Megjithatë, duke parë përshkallëzimin e konfliktit dhe situatën e tensionuar gjeopolitike, gjetja e një rruge të sigurt për largimin e Taremit nga Irani është gjithçka tjetër përveçse e lehtë.

    Në orët e ardhshme pritet të ketë zhvillime të reja, por për momentin pjesëmarrja e Taremit në Kupën e Botës për Klube mbetet në dyshim serioz.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark