"Do të jetë si Lufta e Dytë Botërore" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Do të jetë si Lufta e Dytë Botërore”

    Insajderi
    07 April 2022 - 20:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se aleatët perëndimorë janë “të gatshëm të bëjnë më shumë” për të ofruar pajisje ushtarake dhe mbështetje për Ukrainën.

    Por ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, duke folur në një konferencë për shtyp më herët në selinë e NATO-s në Bruksel, tha se ndihma ishte e nevojshme çdo ditë dhe jo çdo javë.

    Duke folur për agresivitetin e situatës, Kuleba i krahasoi luftimet e zhvilluara në rajonin e Donbasit me Luftën e Dytë Botërore.

    “Lufta në Donbas do t’ju kujtojë Luftën e Dytë Botërore, me operacione të mëdha… përfshirjen e mijëra tankeve, automjeteve të blinduara, avionëve, artilerisë”, tha Kuleba.

    “Rusia ka planin e saj, ne kemi tonin dhe rezultati i kësaj beteje do të vendoset në fushën e betejës”, shtoi ai.

    Donbasi është zona e vjetër e Ukrainës dhe mbahet për prodhimin e qymyrit dhe çelikut./abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark