![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Ministri i Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich ka thënë se lufta në Gazë po i kushton Izraelit rreth 246 milionë dollarë në ditë. Mediat izraelite kanë raportuar se Smotrich nuk e ka bërë publik vlerësimin e kostove indirekte të mobilizimit masiv të rezervistëve ushtarakë dhe dëmeve nga sulmet me raketa të grupeve të armatosura palestineze.
Më 19 tetor, presidenti i SHBA-së, Joe Biden, përmes një adresimi i pati bërë thirrje popullit amerikan që të vazhdojë financimin për Izraelin. Shtëpia e Bardhë po ashtu i pati dorëzuar një kërkesë Kongresit për 14.3 miliardë dollarë ndihmë për Izraelin.
Në ditën e 19-të të luftimeve, numri i të vdekurve në Gaza ka arritur në afro 6 mijë persona. Rreth 1.400 persona janë vrarë në Izrael, shumica gjatë sulmeve të Hamasit më 7 tetor.
Rreth 600 mijë palestinezë janë zhvendosur në qendrat strehuese të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë.