Një nga liderët e krahut politik të Hamasit, Ahmad Bahar, raportohet se është vrarë në një sulm izraelit në Gaza.
Bahar dikur ka shërbyer si nënkryetar i Këshillit Legjislativ Palestinez. Izraeli nuk ka konfirmuar se ai ishte objektivi i sulmit dhe as se ai u vra.
بعونه تعالى تمكنت قواتنا الخاصة بتصفية المدعو أحمد بحر القيادي في حركة حماس الداعشية والقادم أعظم. pic.twitter.com/M5tdLde6ew
— إيدي كوهين אדי כהן 🇮🇱 (@EdyCohen) November 17, 2023
Ndërkohë, kabineti i luftës së Izraelit ka miratuar dërgimin e dy kamionëve me karburant në ditë në Gaza për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të OKB-së, sipas një zyrtari izraelit.
Ndryshe, Izraeli ka sulmuar Gazën e drejtuar nga Hamasi nga ajri dhe nga toka që kur militantët vranë 1200 civilë – sipas Izraelit – dhe morën 240 pengje.
Hamasi thotë se më shumë se 11,000 palestinezë janë vrarë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.