Lufta në Gaza, ushtria izraelite publikon pamje duke shkatërruar tunelet e Hamasit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lufta në Gaza, ushtria izraelite publikon pamje duke shkatërruar tunelet e Hamasit

    Insajderi
    09 November 2023 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Betejat e këmbësorisë kanë filluar në qytetin e Gazës. Ushtria izraelite ka bombarduar tunellet që terroristët e Hamasit po përdorin për t’i zënë në pritë ata.

    Videoja e publikuar nga ushtria izraelite tregon inxhinierët luftarakë duke zbuluar hyrjet e tunelit dhe duke hedhur në erë disa prej tyre me eksploziv. Rreth 130 tunele janë hedhur në erë deri më tani, njoftoi Izraeli të mërkurën, raportojnë mediat e huaja, përcjell Gazeta Insajderi.

    Një video e veçantë e publikuar nga Hamasi të mërkurën duket se tregon beteja intensive në rrugë së bashku me ndërtesat e bombarduara në qytetin e Gazës.

    Tanket izraelite kanë hasur në rezistencë nga luftëtarët e Hamasit, të cilet deri më tani kanë shfrytëzuar tunele nëntokësore për të organizuar prita. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark