Lufta në Ukrainë, 2 orë bisedë telefonike, çfarë foli Putini me Makronin sipas Kremlinit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lufta në Ukrainë, 2 orë bisedë telefonike, çfarë foli Putini me Makronin sipas Kremlinit

    Insajderi
    03 May 2022 - 16:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emanuel Makron zhvilluan ditën e sotme një bisedë telefonike që zgjati rreth dy orë, njofton presidenca e Parisit.

    Sipas Kremlinit, Putini informoi presidentin francez për të rejat më të fundit në lidhje me “operacionin special rus për të mbrojtur Donbasin”, siç e karakterizon Kremlini pushtimin rus të Ukrainës.

    Dy homologët folën gjithashtu për evakuimin e civilëve nga fabrika e çelikut Azvostav në Mariupol.

    Sipas medieve ruse thuhet se Putini ka deklaruar se Moksa është gati për dialog me Kievin , pavarësisht “pa përgatitjeve” të nga ana e autoriteteve të Kievit.

    Kujtojmë se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është shprehur vazhdimisht i hapur për bisedim të drejtpërdrejt me Putinin, shkruan CNN.

    Sipas deklaratës së Kremlinit, Makron ngriti çështjen e sigurimit të sigurisë globale ushqimore. Putin në përgjigje tha se situata është komplikuar nga sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark