Lufta në Ukrainë, katër të vrarë nga sulmet ruse në Kherson – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lufta në Ukrainë, katër të vrarë nga sulmet ruse në Kherson

    Insajderi
    05 February 2024 - 16:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona janë vrarë nga granatimet me artileri nga Rusia në Herson, tha ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko.

    Më herët, autoritetet kishin raportuar për tri viktima.

    “Ekipet e shpëtimit kanë shkuar zjarrin që kaploi një makinë që u godit nga zjarri i artilerisë në Herson gjatë mesditës. Fatkeqësisht, ata nuk mundën të shpëtonin shoferin dhe një pasagjer. Numri i viktimave nga granatimet ruse u rrit në katër, të cilët ishin banorë lokalë. Një tjetër person është plagosur”, shkroi ai në Telegram.

    Trupat ruse po kryejnë granatime çdo ditë në pjesët e rajonit të Hersonit, që janë çliruar nga forcat ukrainase.

    Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës pothuajse dy vjet më parë dhe vazhdimisht sulmon territorin fqinj me raketa, dronë dhe armë të tjera. Pavarësisht të dhënave të shumta, Moska mohon se gjatë pushtimit të paprovokuar sulmon zonat civile në Ukrainë./ REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark