Lufta në Ukrainë, këtë vendim të fundit merr Vladimir Putin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lufta në Ukrainë, këtë vendim të fundit merr Vladimir Putin

    Insajderi
    04 November 2022 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus, Vladimir Putin ka nënshkruar një ligj që lejon të mobilizohen personat që kanë kryer krime të rënda.

    Putin tha se 318.000 persona i janë bashkuar luftës qëkur u shpall mobilizimi në shtator, përfshirë edhe 18.000 vullnetarë, shkruan REL.

    “Me sa e di unë, 49.000 mijë nga të mobilizuarit veçse kanë kryer detyra luftarake, ndërkaq të tjerët janë duke u trajnuar”, u shpreh ai para disa të rinjve dhe vullnetarëve në Moskë këtë të premte.

    Ky fjalim i Putinit vjen po të njëjtën ditë që ai nënshkroi një ligj që lejon mobilizimin e personave që kanë të kaluar kriminale, përfshirë edhe ata që kanë kryer krime të rënda.

    Nga mobilizimi janë përjashtuar personat e dënuar për krime seksuale ndaj fëmijëve, për tradhti, spiunim apo terrorizëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark