Lufta në Ukrainë, sot vendimi i Gjykatës së Hagës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Lufta në Ukrainë, sot vendimi i Gjykatës së Hagës

    Insajderi
    16 March 2022 - 08:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e OKB-së do të vendosë sot mbi kërkesën urgjente të Ukrainës që Rusia të ndalojë menjëherë pushtimin e vendit të saj.

    Vendimi pritet të jepet sot në orën 16:00 në Hagë.

    Ukraina akuzon Rusinë se po përpiqet ilegalisht të justifikojë luftën e saj, duke e akuzuar në mënyrë të rreme për gjenocid në rajonin e Donbasit.

    Kievi kërkon që Gjykata të marrë masa urgjente dhe të urdhërojë Rusinë “të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake”.

    Ndërkohë Senati amerikan bën thirrje për hetime mbi krimet e luftës të Putinit.

    Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi njëzëri një rezolutë që dënon presidentin rus Vladimir Putin si një “kriminel lufte”.

    Rezoluta, e paraqitur nga republikani Lindsey Graham dhe e mbështetur nga senatorë nga të dyja palët, inkurajon Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë dhe vendet e tjera të ndjekin penalisht ushtrinë e Moskës për krime lufte të kryera në Ukrainë./A2CNN


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark