
Pas më shumë se një orë bisedime në telefon me Vladimir Putin, vendosi që nga zyra ovale të ju tregoj gazetarëve dhe botës, se cili ishte rezultati i këtij komunikimi me presidentin rus.
Trump tha se me shefin e Kremlinit u pajtuam për nisjen e menjëhershme të negociatave që i japing fund luftës në Ukrainë.
I pari i Amerikës tha se pajtohet me mendimin e sekretarit të tij të mbrojtjes se Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e saj të vitit 2014 dhe as të pretendoj hyrjen në NATO.
Trump nuk tregoi nëse shteti i Vladimir Zelenskyt do përfshihet direkt në bisedime të barabarta me Putin, njofton Klankosova.tv.
Por derisa të arrihet ndalja e luftës, amerikani e kushtëzoi edhe me diçka tjetër Ukrainën.
Amerika sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, pret që të fitojë shumë ekonomikisht nga vendi që është në luftë, pasi e furnizoi dhe e ndihmoi me para dhe armatim.