Finalja e madhe në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në xhudo në kategorinë për femra deri në -52 kilogramë, do të jetë mes Distria Krasniqit dhe Diyota Keldiyorova.
Disitria do të kërkojë medaljen e dytë të artë në karrierën e saj, pas asaj në Tokio para tri vitesh.
Në gjysmëfinalen tjetër mes Diyora Keldiyorova dhe Amandine Buchard, fituese doli uzbekja me një wazzari.
Pra finalja e madhe do të jetë mes Krasniqit dhe Keldiyorova, e cila do të zhvillohet brenda një ore.
Në gjysmëfinale Distria u përball me xhudisten italiane Odette Giuffrida, ku fitoi me ‘golden score’, pasi italiania shmangej tërë kohën nga lufta dhe mori tri vërejtje.