“Lufta u shkatërroi ëndrrat”, vajza ukrainase rikthehet në shkollën e rrënuar ditën që ishte planifikuar mbrëmja e maturës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Lufta u shkatërroi ëndrrat”, vajza ukrainase rikthehet në shkollën e rrënuar ditën që ishte planifikuar mbrëmja e maturës

    Insajderi
    07 June 2022 - 17:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një vajzë e re është kthyer në rrënojat e shkollës së saj tashmë të shkatërruar me fustanin e maturës, në ditën që ishte menduar të zhvillohej mbrëmja.

    Historia, e postuar në Twitter, vjen nga Anna Episheva, e cila ndau një foto të mbesës së saj me fustanin e kuq.

    Ajo tha: Mbesa ime duhej të mbaronte shkollën e mesme këtë vit. Ajo dhe miqtë e saj blenë fustane dhe mezi prisnin këtë ditë. Pastaj erdhën rusët. Shkolla e saj u godit dhe u shkatërrua drejtpërdrejt. Sot ajo u kthye në atë që kishte mbetur nga shkolla e saj dhe planet e saj.

    Lufta në Ukrainë, e cila nisi më 24 shkurt shkatërroi ëndrrat e shumë vendasve, duke sjellë rrënim, lot e dhimbje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark