×
  • Lajme
  • Lajme

    “Luftë për 1 orë e gjysmë”: Zjarri i madh në Shkodër përfshin edhe 5 banesa, publikohen pamje

    Insajderi
    14 June 2024 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zjarr i madh përfshiu pasditen e së premtes tregun e rrobave të përdorura në Shkodër. Siç shkruan “Top Channel” zjarri është përhapur edhe në banesat pranë, ku janë djegur pesë prej tyre.

    Fatmirësisht, nuk raportohet për njerëz të lënduar. Ndërkaq, në momentin kur ka nisur zjarri, tregu ka qenë i mbyllur.

    Mediat në Shqipëri raportojnë se ende nuk dihet se çka shkaktoi zjarrin.

    Po ashtu, në ndihmë kaën shkuar edhe forca nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.

    “Në vendngjarje ndërhynë edhe 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër si dhe 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës.” – shkruan “TCh”.

    Po ashtu, në vendin e ngjarjes është edhe një helikopterë i ushtrisë, ku është neutralizuar pjesa më e madhe e zjarrit.

    Në lidhje me rastin, kryetari i Shkodrën, Benet Beci ka thënë se situate është në kontroll dhe se “për një orë e gjysmë ishte luftë e vërtetë”.

    “Është stabilizuar situata. Ka një orë e gjysmë që është një luftë e vërtetë. Tani mendoj se nuk ka më ndonjë rrezik. E gjithë situata ka qenë shumë e rëndë. Lajmi mirë që s’kemi pasur dëm në njerëz dhe që se zjarri tani është nën kontroll.” – citohet se ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark